Lajçak takon Vuçiqin në Zvicër, dy ditë para se të zbarkojë në Kosovë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do ta zhvillojë një takim në Davos të Zvicrës .

Ky takim zhvillohet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, raportojnë mediat serbe, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ku pati takime me liderë të ndryshëm botërorë.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dy ditë pas takimit me Aleksandar Vuçiqin në Zvicër pritet të zbarkojë në Kosovë.

Në vendin tonë ai vjen bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor  Gabriel Escobar.

Sipas REL, Escobar dhe Lajçak, do të zbarkojnë në Kosovë me 20 janar.

Pikë kyçe e këtij udhëtimi është bashkërendimi i mëtutjeshëm i palëve për ta vazhduar dialogun në Bruksel, transmeton Klankosova.tv.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...