Lajçak pas takimit me presidenten Osmani: Biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë për zgjidhje konkrete

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i BE-së në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, përveç me Lajçak, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar edhe zyrtarë të tjerë.

Reklama

Gjatë pritjes së mbrëmshme, të organizuar nga presidenti Biden, presidentja Osmani është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...