Lajçak e Vuçiq nga Berlini falënderojnë Gjermaninë për organizimin e dialogut

PUBLIKUAR

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sonte në Berlin një takim jo formal me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paraprakisht kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka pritur në takime të ndara Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun.

Lajçak ka mirëpritur mundësinë për një darkë jo formale me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, ku është diskutuar rreth dialogut.

“Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkrruar Lajçak, në Twitter.

 

Edhe presidenti serb, Vuçiqi, ka falënderuar nikoqirët gjermanë për organizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.“Faleminderit nikoqirëve gjermanë për organizimin e dialoguar mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Pas takimeve të ndara me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Kurti e Vuçiq janë takuar sonte në një darkë të përbashkët në Berlin me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, në konferencë shtypi pas takimeve me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, kancelari  Scholz, tha se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është i një rëndësie “të madhe” për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, ashtu si dhe për integrimin evropian të të dyja vendeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...

Ganimete Musliu përplaset me Xhelal Sveçlën për uniformat e Policisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, dhe ministri i Punëve të...