Lajçak dhe shefi i diplomacisë spanjolle diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares me të cilin ka diskutuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

“Shumë i lumtur që takohem me Ministrin e Jashtëm të Spanjës , Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Faleminderit për mbështetjen e Spanjës për punën time”, ka shkruar Lajçak në Twitter,transmeton Telegrafi.

 

Ndryshe, Spanja është në mesin e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...