Lagjja e sulmuar nga ISIS-i, strehë e emigrantëve kosovarë

PUBLIKUAR

Lagjja ku kanë ndodhur sulmet terroriste në qytetin  e Brukselit vitin e kaluar, ka një histori interesante.

E kaluara e kësaj lagje lidhet me emigrantët që kanë jetuar aty me vite të tëra, duke përfshirë edhe emigrantët kosovarë.

Lagjja e quajtur Molenbeek dikur ishte e banuar kryesisht nga klasa punëtore dhe një klasë e mesme, vend në të cilin përfshiheshin industri të vogla si dyqane të mobileve, punëtori të rrobaqepësisë etj, shkruan revista “Oasis”.

Mirëpo nga vitet e 60-ta në këtë pjesë të qytetit të Brukselit janë vendosur emigrantët, veçanërisht marokenët dhe turqit.

Ky ishte një vend i përshtatshëm për emigrantët pasi që ishte një vend relativisht i varfër, duke përfshirë qira të ulët dhe kushte tjera më të lehta jetese.

Viti 2000 e gjen Molenbeek, të populluar më Kosovarë kjo për shkak të luftës së fundit në Kosovë.

E më pas këtë vend e kanë banuar dhe vazhdojnë ta banojnë edhe emigrantë të tjera nga vende të ndryshme të botës, sidomos ato vende që janë në konflikt lufte, duke u veçuar popullsia myslimane./insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...