Labi njofton se Sejdi Smajlit i janë mbledhur 150 mijë euro: I duhet veç edhe leja për fluturim

PUBLIKUAR

Këngëtari Labinot Tahiri i cili viteve të fundit ka marrë mijëra iniciativa për t’ua siguruar mjetet financiare personave të sëmurë bashkë me qytetarët e shumtë vullnetarë, sonte ka dhënë lajmin e mirë se janë mblehdur 150.00 euro për Sejdi Smajlnin, shkruan Gazeta Metro.


Sejdi Smajli është 25 vjeçar dhe vjen nga komuna e Lipjanit, dhe vuan nga leukemia, shërimi i të cilit duhet të bëhet në Turqi.

Pavarësisht që Tahiri ka njofutar se bashkë me qytetarët i janë siguruar mjetet për shërim atiij i duhet edhe aeroplani për t’u shtruar në spital në Turqi.

Ky është njoftimi i Tahirit, pa ndërhyrje:

Aeroplanin duhet me ia sigurua dhe me shpëtua këtë djalosh.

Mirëmbrema të gjithêve!

Sa them që të ndalem e t’a shikojë jetën time e të familjes, prap del një rast dhe duhet të luftojmë për jetën e tij.
Them me vete ndoshta behemi shkak që jeta e një të riut të shpëtojë nga ne sepse Zoti sheh.

Tani mua më mbetêt të bëjë çmos, që me e krye këtë punë dhe pa dyshim se DO TË KRYHET për ta siguruar udhetimin dhe ajroplanin për këtë djalë të ri.
Të dashur vllezer e motra, paratë iu janë mbledhur , na duhen nenshkrimet e mjekëve dhe me e dergua në spital, në Turqi për shërimin e leukemisë Sejdi Smajlin!

Duhet tê mirremi me lajme të mira, se të këqia sa të duash ka në këtë vend.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...