La Liga konfirmon datën e fillimit të sezonit të ri

PUBLIKUAR

La Liga ka konfirmuar kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm 2022/23.

Ashtu si edhe te kampionatet tjera, edhe kalendari i ndeshjeve në Spanjë ka pësuar ndryshime shkaku i Kampionatit Botëror “Katar 2022”, i cili do të mbahet nga datat 21 nëntor – 18 dhjetor, shkruan Gazeta Express.

Sezoni i ri në La Liga do të fillojë më 14 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor.

Për shkaku të Botërorit, nuk do të ketë ndeshje midis 9 nëntorit dhe 29 dhjetorit të këtij viti.

Finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet më 29 prill 2023 dhe Superkupa e Spanjës do të mbahet nga 11 deri më 15 janar 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...