La Liga e konfirmon largimin e Iniestas nga Barcelona?

PUBLIKUAR

Llogaritë zyrtare të La Ligës në mediat sociale kanë lënë të kuptohet fuqishëm se Andres Iniesta do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

Përfaqësuesi spanjoll ka marrë ofertë për t’u larguar nga klubi katalan, edhe pse ai vetë e ka mohuar se nuk ka marrëveshje zyrtare për këtë, transmeton gazeta Express.

Megjithatë, pas triumfit në finale të Kupës së Mbretit kundër Sevillës, në të cilën Iniesta shënoi njërin nga 5 golat e fitores, La Liga e ka falënderuar atë në disa gjuhë.

La Liga ka publikuar fotografi të Iniestas në llogaritë e saj në Twitter dhe Instagram, duke e falënderuar në disa gjuhë.

Në njërin prej postimeve në Twitter, La Liga ka shkruar: “Finalja e Iniestas”. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/la-liga-e-konfirmon-largimin-e-iniestas-nga-barcelona-527332/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...