Kylie Jenner ngacmon imagjinatën në pozat me kostumin e “Batman” dhe dekoltenë e hapur

PUBLIKUAR

Kylie Jenner tregoi figurën e saj të tonifikuar me një kostum “Batman” ndërsa paralajmëronte koleksionin më të fundit të markës së saj të kozmetikës me temë super-heroin e filmave.

Ndërsa e veshur si Kalorësi i Errët me një kostume me dekolte të hapur, të gjithë sytë ishin te gjoksi joshëse i 25-vjeçares, teksa ajo pozoi për foto të ndryshme seksi për 371 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën (11 tetor)

“Batman x Kylie vjen në 10.19, Kylie Cosmetics”, shkroi nëna e dy fëmijëve në postimi e saj.

Përveç kostumit të saj, ylli televiziv kishte një grim të ashpër, flokët e saj ngjyrë kafe të errët u tërhoqën në një topuz dhe thonjtë e saj ishin të lyer me ngjyrë të zezë.

Në një moment, Jenner u ul përballë një peizazhi të pikturuar të qytetit që shfaqte një sinjal në qiell.

Madje, një foto dukej e shkëputur nga një libër komik, ndërsa Jenner aplikoi pak shkëlqim në buzët e saj.

Në InstaStory, motra e vogël e Kim Kardashian regjistroi dhomën e saj të zhveshjes plot me maska, kostume “Batman” dhe gjëra të tjera të ndërlidhura me personazhin e njohur.

Më parë, Jenner njoftoi se koleksioni i saj “Batman” do të vinte më 19 tetor, ndërsa mbante një maskë të stilit “Batgirl” me veshë lakuriqësh.

Bashkëpunimi i saj i fundit i Kylie ishte me nënën e saj Kris Jenner që u lansuan pak javë më parë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...