Kylie Jenner ndahet nga i dashuri pak javë para lindjes

PUBLIKUAR

Kylie Jenner thuhet se është ndarë nga i dashuri vetëm pak javë para se të lindë.

Çifti thuhet se janë ndarë dy javë para Krishtlindjeve, duke e lënë Jenner të fillojë një jetë të re, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Duke folur për revistën Heat, një burim i afërt i Jenner tha se Kylie nuk e kishte pritur ndarje.

“Kylie me të vërtetë mendonte se e ardhmja e saj ishte me Travisin dhe fëmijën, kështu që ndarja erdhi si një surprizë e madhe”, ka thënë burimi.

Po ashtu po i njëjti burim tha se Kylie ka filluar jetën e saj të re pa Travisin.

“Ajo po kalon një kohë shumë të errët me ndryshimet e disponimit të saj dhe ndryshimin e formës së trupit, plus lidhja e saj është rrënuar, kështu që ajo ka vendosur që ajo të ketë nevojë për një ndryshim dhe e ka dashur gjithmonë Nju Jorkun”.

Edhe pse çifti gjithmonë ka pohuar ndarjen, siç duket më në fund janë ndarë përfundimisht.

Po ashtu i njëjti burim tha se Travis gjithmonë do të kujdeset për fëmijën e tij.

“Ai më në fund mori guximin për të treguar që ai u nda, dhe se ai e do atë dhe gjithmonë do të jetë rreth fëmijës, por nuk janë të pajtueshëm si çift”, shtoi ky burim.

Spekulimet për ndarjen e çiftit shembullor u shtua pasi që paraqitjet e çiftit u reduktuan në publik./Arbresh.info/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...