Kylie Jenner fotografohet përkrah këngëtarit Harry Hudson gjatë një darke në Malibu

PUBLIKUAR

Kohëve të fundit ajo ka kryesuar listën e ‘Forbes’ duke hyrë në listën e personave të famshëm me pagë më të lartë pasi fitoi 590 milionë dollarë në një vit.

Dhe Kylie Jenner e di se si të duket elegante gjatë një nate në qytet edhe gjatë pandemisë së COVID-19.

22-vjeçarja u fotografua përkrah këngëtarit Harry Hudson, teksa darkuan me Caitlyn Jenner, Sophia Hutchins dhe Nobu në Malibu të mërkurën në mbrëmje.

Kylie Jenner dhe Harry Hudson (Foto: Backgrid)

Kylie dukej me plot stil si gjithnjë, e cila kishte veshur një pallto ngjyrë të verdhë, teksa u pa duke lënë restorantin me mikun e saj, muzikantin 27-vjeçar.

Nuk kishte edhe aq rëndësi nëse ishte nata, kjo pasi Jenner me krenari mbante një palë syze kafe të errët.

Kylie Jenner etiketohet si raciste, kryqëzohet nga fansat pasi vetëm 13 për qind e punonjësve në markën e saj janë njerëz me ngjyrë

Ajo gjithashtu kishte veshur një fustan të zi të shkurtër me një palë çizme të zeza të lëkurës.

Kylie Jenner dhe Harry Hudson (Foto: Backgrid)

Kylie ditë më parë u kryqëzua nga fansat, pasi vetëm 13 për qind e punonjësve në markën e saj janë njerëz me ngjyrë.

“Kylie Cosmetics” iu përgjigj disa prej komenteve, duke thënë se kompania planifikon të sjellë më shumë krijues të përmbajtjes me ngjyrë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...