Kylie Jenner ka publikuar disa video ku shihet e veshur me të kuqe.
Po afron festa e Halloween dhe yje të ndryshme kanë filluar të paraqesin dukjet e tyre për këtë vit, ndërsa atyre u është bashkangjitur edhe ylli televiziv Kylie Jenner, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e Instagramit ajo ka ndarë me ndjekësit disa video në të cilat duket tejet tërheqëse.

Si duket, Kylie këtë vit një ndër kostumet ka përzgjedhur të jetë Power Ranger i kuq duke modeluar veshjen me poza provokuese.

Ajo kishte kombinuar ngjyrën e kuqe dhe të bardhë në veshje duke veshur çizme të bardha dhe një paruke të kuqe e cila shkonte mbulonte fund shpinën.



