Kylie ia kalon Kimit, bëhet mbretëresha e re e klanit Kardashian-Jenner

PUBLIKUAR

Kylie Jenner është mbretëresha e re e klanit Kardashian-Jenner në Instagram.

Ajo ka arritur të ketë 156 milionë ndjekës në llogarinë e saj, në rrjetin social në internet – një milion me shumë se motra e saj, Kim Kardashian.

Motrat duket se janë në një garë, pasi Kim festoi 150 milionë ndjekësit e saj në tetor, duke tejkaluar Kylien, që asokohe kishte 148 milionë ndjekës.

Megjithëse numri i ri është arsye për të festuar për Kylien, mbetet të shihet se sa nga ndjekësit e saj janë të vërtetë.

Në muajin gusht, një institut publikoi një studim që tregoi se sa ndjekës falsë kishin të famshmit.

Sipas tij, 44 për qind e ndjekësve të Kimit ishin falsë, ndërsa 31 për qind e ndjekësve të Kyliet ishin gjithashtu falsë.

E vogla e klanit Kardashian-Jenner ka befasuar vazhdimisht të gjithë adhuruesit e saj, fillimisht me ndërhyrjet kirurgjike, më pas me angazhimin e saj në biznes e deri tek shtatzënia në moshë të re.

Tanimë vëmendjen e publikut Kylie po e merr me shpenzimet e saja marramendëse. Së fundmi, bukuroshja 22 vjeçare ka blerë një arushë lodër, e cili kushton 12 mijë dollarë.

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...