“Kylian Mbappe do t’i bashkohet Realit 100%”

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe do të transferohet sigurt në Real Madrid gjatë verës që vjen.

Për këtë është i bindur tabloidi gjerman “Bild”.

Sipas këtij mediumi, “sulmuesi francez do t’i bashkohet 100 për qind Realit si lojtar i lirë gjatë verës”, përcjell “Gazeta Express”.

Të vetmen pikëpyetje që e ka mediumi gjerman është koha kur do të bëhet zyrtar ky transferim.

Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Ish-futbollisti i Monacos nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën përkundër insistimit dhe joshjes me rrogë marramendëse nga ana e parisienëve.

Mbappe e ka ëndërr fëmijërore transferimin në “Santiago Bernabeu” dhe duket se ajo do t’i realizohet pas pak muajsh.

Madrilenët janë treguar të rezervuar sa i përket objektivit të tyre, por tashmë dihet botërisht se ata e duan kampionin e botës me Francën.

Mbappe pritet ta përbëjë një dyshe të frikshme të sulmit të madrilenëve me bashkëkombësin e tij, favoritin për Top të Artë, Karim Benzema. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...