Ky person po kërkohet nga Policia e Kosovës, nëse dini diçka për të lajmëroni në 192

PUBLIKUAR

Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të një personi të dyshuar, kërkon bashkëpunim me qytetarët.

Policia informon se personi në fjalë kërkohet për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhur me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker”  në Prizren .

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren- E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në apelin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...