Ky klub e dëshiron me ngulm Loris Kariusin

PUBLIKUAR

Më sa duket Loris Karius nuk do të rikthehet në Liverpool në janar, siç u raportuar ditë më parë, pasi presidenti i Besiktasit, Fikret Orman, ka insistuar se klubi turk shpreson të nënshkruajë me gjermanin një marrëveshje permanente.

Karius iu bashkua Besiktasit në verë nga Liverpooli në bazë të një marrëveshjeje për huazim dyvjeçar, por ka pasur një fillim jo të mirë të jetës në klubin e ri, transmeton Gazeta Express.

Madje sugjerohej se 25-vjeçar ishte buzë refuzimit, me disa media që raportuan se Besiktasi mund bile të kthejë mbrapsht në Liverpool qysh në janar.

Por, Orman i ka hedhur poshtë këtu sugjerime dhe ka insistuar se klubi dëshiron ta blejë përfundimisht atë për të mirë.

“Karius është portier i shkëlqyer, dashtë zoti ne do ta blejmë atë përfundimisht”, tha Orman për Harberle. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...