Ky kandidat tërhiqet nga politika pas humbjes

PUBLIKUAR

Kandidati i PDK’së në Malishevë, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kilaj ka thënë se jeta poltike për të ka mbaruar, derisa ka falenderuar të gjithë ata që i kanë besuar.

“Të dashur qyteterë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë tëPDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj.

Ndryshe, zgjedhjet në Malishevë i ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...