Ky ishte reagimi i Putinit kur atletët ukrainas defiluan në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore

PUBLIKUAR

Vladimir Putin i injoroi atletët ukrainas teksa dukej se po bënte një sy gjumë ndërsa ata defiluan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin sot.

Putin, i cili mori pjesë pavarësisht se Rusia u ndalua zyrtarisht për shkak të dopingut, mblodhi krahët dhe mbylli sytë për disa sekonda në transmetimet televizive ndërsa atletët e Ukrainës defiluan.

Megjithë rritjen e hapur të kërcënimeve për luftë dhe pushtim të Ukrainës nga Rusia, Putini ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Rusia ka atletë në lojëra, por ata janë të detyruar të konkurrojnë si “Komiteti Olimpik Rus” dhe nuk mund të përdorin flamurin e vendit në uniformat e tyre ose të luajnë himnin kombëtar kur fitojnë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...