Emrin e idhullit të tij e kishte shkruar në secilën fletore të shkollës së mesme. Simpatinë për liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, nuk e ka humbur as tani Bujar Kokalla nga Cermjaku i Gjakovës.
Ky 30-vjeçar lutej që Thaçi të kuptonte një gjë. Ai madje ka mbledhur rreth pesëmijë fotografi të liderit të PDK-së në periudha të ndryshme të jetës së tij.
E, ëndrra e tij e kamotshme për të takuar Thaçin iu bë realitet më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Këtë moment e kishte pritur 16 vite. /Klan Kosova/


