Ky është viktima që u vra dje në Veri të Mitrovicës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Dejan Steviq, nga Krushevci i Serbisë, i njohur për Policinë e Serbisë, i cili fshihej në veri të Mitrovicës, është vrarë të mërkurën rreth orës 5:30 minuta në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës.

Sipas medieve serbe, dyshohet se atë e ka vrarë M.U., i quajtur “Çetnik”, nga Aleksinci. Gjatë këtij viti janë vrarë edhe dy persona në veri të Mitrovicës, Murat Kuçi (boshnjak) dhe Millosh Shqepanoviq, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Vrasjet, sulmet me bomba, djegia e veturave, plaçkitjet nën kërcënim të armëve kanë vazhduar në veri të Kosovës.

Veriu i Kosovës tani është bërë vend i përshtatshëm për qërim të hesapeve në mes të bandave kriminale të Serbisë.

Një ngjarje që ka shqetësuar qytetarët e veriut të Mitrovicës dhe të Kosovës ka ndodhur të mërkurën kur është shënuar edhe një vrasje në veri të Mitrovicës, vrasja e tretë në këtë vit.

Në rrethana ende të panjohura të mërkurën rreth orës 5:30 minuta është vrarë me armë zjarri Dejan Steviq, nga Krushevci i Serbisë, person i njohur për Policinë e Serbisë, i cili fshihej në veri të Mitrovicës, shkruan tutje “Zëri”.

Policia ka thënë se trupi i tij me plagë në pjesën e barkut dhe pa shenja jete është gjetur të mërkurën rreth orës 5:30, në një rrugë në “Lagjen e Boshnjakëve”, pranë veturës së tij “Ford Fokus”, e cila kishte dyert e hapura.

Mediet në Beograd kanë njoftuar se atë e ka vrarë M.U. nga Aleksinci i Serbisë. Policia e Kosovës në veri ka thënë se një person si i dyshuar për vrasjen është arrestuar pa e bërë të ditur identitetin e tij, por mediet në Beograd kanë precizuar se është arrestuar pikërisht M.U, vetëm pak kohë pasi që ka kryer vrasjen.

“Nuk ka ende ndonjë informacion të hollësishëm, në vend të ngjarjes është edhe prokurori. Identiteti i viktimës ende nuk dihet pasi nuk ka asnjë dokumentacion me vete. Viktima është konstatuar pa shenja ku ende nuk është përcaktuar mënyra e vrasjes përveç gjurmëve të gjakut që ka në pjesën e stomakut. Jemi në pritje të institutit ligjor për ta marrë viktimën për procesin e autopsisë”, ka thënë kapiten Hoti, duke shtuar se rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...