Ky është vendimi i ri i Federatës Angleze për sezonin e ri në Premier Ligë

PUBLIKUAR

Trupi qeverisës i futbollit në Angli ka vendosur një rregull të re disiplinare që do të implementohet gjatë sezonit të ri në Premier Ligë dhe garat e tjera në Angli

Menaxherët dhe trajnerët e skuadrave në Angli do të ndëshkohen me karton të verdh dhe të kuq si pasojë e riorganizimit të ligjit për disiplinën të Federatës se Futbollit të Anglisë.

Çdo aktivitet në zonën teknike “do të konsiderohet dhe do të këtë pyetje” nga gjyqtari i ndeshjes dhe ata mund të ndëshkohen.

Kjo rregull përfshin edhe FA Cup dhe ligat e futbollit në Angli, ku në ndeshjet zyrtare do ti tregohen kartonët edhe menaxherëve dhe trajnerëve, megjithatë FA thotë se kjo nuk do të përdoret në rastin e Premier Ligës.

Menaxherët dhe trajnerët që marrin katër ndëshkime do të kenë një ndeshje mos lojë, kurse ata që marrin tetë do të dënohen me dy ndeshje.

Nëse dikush vazhdon ta përsërit këtë gjë do të dënohet me tri ndeshje mos paraqitje që e marrin pas 16 ndëshkime.

FA po ashtu ka konfirmuar që në sezonin e ri 2018-19 do të paraqet gjëra të reja sa i përket suspendimeve sidomos në Premier Ligë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...