Ky është vendi më i tmerrshëm në botë – spitali ku është trajtuar edhe Hitleri (Foto)

PUBLIKUAR

Është e vështirë ndonjëherë të japim përgjigjen nëse pyesim se çfarë do të kishte ndodhur dhe si do të dukej bota sot nëse nuk do të ekzistonte spitali Beelitz-Heilstatten në Berlin.

Kjo pasi që në të, përveç shumë ushtarëve gjermanë është trajtuar edhe udhëheqësi i atëhershëm i tyre Adolf Hitleri, transmeton Telegrafi.

E kjo kishte ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore kur ky spital kishte pranuar si pacient Hitlerin, i cili ishte plagosur gjatë një sulmi të britanikëve – me gaz.

Hitleri nuk është sigurisht i vetmi. Ky është një spital i cili gjatë luftës ka trajtuar mijëra ushtarë gjermanë, të cilët edhe kishin vazhduar të veprojnë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në të gjithashtu janë trajtuar edhe ushtarët sovjetikë pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1990.

Spitali është ndërtuar në vitin 1898 si një sanatorium për pacientët neurologjik dhe rehabilitim, si dhe për ata që vuajnë nga tuberkulozi, transmeton Telegrafi.

Pasi më në fund u mbyll në vitin 1995, spitali u braktis, por çdo gjë ka mbetur në të – deri tek dhoma operative.

Madje, ky spital është vlerësuar edhe si një nga vendet më të frikshme në botë – për këtë dëshmojnë edhe pamjet. /Telegrafi/

1

2

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...