Leicester City ka vazhduar me formën e mirë në Ligën Premier, ata arritën fitore edhe kundër Evertonit me rezultat 2-3.
Pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri vazhdon të prijë tabelën në kampionatin anglez.
Leicesteri një vit më parë në xhiron e 17-të ishte në vendin e fundit, kurse tash një vit më vonë është në krye të tabelës me 38 pikë.

Tekniku italian ka arritur të ndërton një ekip fantastik në krye me dyshen Riyiad Mahrez – Jamie Vardy.
Ndeshja e ardhshme e liderëve aktual të Ligës Premier është kundër Liverpoolit. /Telegrafi/


