Ky është transferimi i parë ‘bombë’ i Realit në janar

PUBLIKUAR

Arrizabalaga pritet ta veshë fanellën e Los Blancos në vitin 2018.

Real Madridi ka vendosur që të paguajë klauzolën e portierit, Kepa Arrizabalaga, i cili mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Athletic Bilbao ka tentuar disa herë të rinovojë kontratën me portierin spanjoll që i skadon në verën e vitit 2018, por Kepa tashmë e dëshiron vetëm Realin.

Los Blancos nuk janë të kënaqur me Keylor Navas dhe as me zëvendësuesin, Kiko Casilla dhe kanë vendosur që të paguajnë 20 milionë euro për Kepan, i cili shihet si një portier me të ardhme të ndritur. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...