Ky është trajneri që Abramovich e dëshiron te Chelsea

PUBLIKUAR

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Antonio Conte, është një ndër kandidatët më serioz për të zëvendësuar, Jose Mourinhon te Chelsea.

Italiani është trajneri që Roman Abramovich dëshiron t’ia beson klubin e tij në të ardhmen.

Presidenti i londinezëve ka kërkuar që operacioni për ta sjellë Conten në Stamford Bridge të fillojë sa më shpejt që është e mundur.

Gjithsesi, kjo nuk do të jetë e lehtë për dy arsye. E para është se 46-vjeçari nuk dëshiron të largohet pa përfunduar Kampionati Evropian. Kurse, arsyeja tjetër është interesimi i vazhdueshëm nga Paris Saint-Germain.

Besohet se Conte ka filluar të mësojë gjuhën angleze, pasi në rast të transferimi në Ligën Premier, ai dëshiron komunikim të drejtpërdrejt me lojtarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...