Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, është votuar si zëvendësuesi më i mirë i Cristiano Ronaldos nga fansat e Real Madridit.
Pas Harry Kaneit, favoritët e radhës janë sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, dhe ai i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.
Ndërsa, bashkëlojtarët e Cavanit, Kylian Mbappe dhe Neymari, nuk ishin të përfshirë në sondazh, transmeton Gazeta Express.
Kane i ka fituar 26 përqind të rreth 200 mijë votave ne sondazhin e bërë nga Marca, ndërsa Cavani dhe Icardi që të dy kanë marrë rreth 14 përqind të tyre.
Kjo është lista e plotë e të votuarve nga tifozët e Real Madridit për zëvendësuesin e Ronaldos:
Harry Kane – 26%
Edinson Cavani – 14%
Mauro Icardi – 14%
Mariano – 12%
Robert Lewandowski – 12%
Alvero Morata – 8%
Rodrigo – 6%
Other – 5%
Roberto Firmino – 2%


