Ky është sqarimi i Policisë lidhur me deportimin e Boiken Abazit

PUBLIKUAR

Me anë të një komunikate për media, Policia e Kosovës ka sqaruar veprimin e ndërmarrë lidhur me urdhër largimin për qëndrim të paligjshëm të Bojken Abazit nga Shqipëria në Republikën e Kosovës (RKS).

Sipas Policisë, në mbështetje të nenit 97 të Ligjit për të Huajt nr. 04/L-219 dhe nenit 8 paragrafit 1 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 09/2014, për kthimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës, është nxjerr urdhër për largim të personit B.A., pasi i njëjti gjatë qëndrimit të tij në RKS ka rënë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

“Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore, kryesisht që ndërlidhen me ligjin për të huaj dhe organet kompetente të zbatimit të ligjit”.

“Personi i larguar nga Kosova ka pasur pesë (5) raste të evidentuara, ku shumica prej tyre kanë qenë të mbyllura apo në raste të hapura në procedure të rregullt, për çka nuk ka pasur Urdhër arrest e as Letër rreshtim ndërkombëtar, apo ndonjë kërkesë të prokurorisë apo gjykatës për arrestim apo paraqitje para këtyre organeve”.

“Kështu që ç’do veprim apo vendim i ndërmarrë në këtë rast ka qenë në harmoni të plote me procedurat ligjore, Ligjin për të Huajt dhe Udhëzimin Administrativ”.

“Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore te vitit 2016, deri me tani i ka larguar, dëbuar tetë (8) persona shtetas të Shqipërisë, të cilët kanë rënë në kundërshtim me ligjin për të huaj, respektivisht për qëndrim të pa ligjshëm në Republikën e Kosovës”. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës shkruan se kanë mbetur vetëm disa orë...

U rikthye në Kuvend, flet Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ka reaguar pas rikthimit si deputete në Kuvendin e Kosovës. “Po rikthehemi aty...

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer për tejkalim ekstrem të shpejtësisë në komunën...