Ky është shpjegimi i çuditshëm i Bauzas për mos ftesën në kombëtare të Icardit

PUBLIKUAR

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza ka folur për mediat në lidhje me përjashtimin e sulmuesit Mauro Icardi nga skuadra kombëtare.

Kapiteni i Interit ka shënuar gjashtë gola në po aq ndeshje këtë sezon, dhe shumë njerëz janë habitur se ai nuk ka marrë thirrje nga kombëtarja argjentinase.

Sipas FCInternews.it, trajneri i kombëtares ka japë një shpjegim disi të çuditshëm mbi vendimin e tij pas publikimit të listës së skuadrës së tij për ndeshjet e ardhshme kundër Perusë dhe Paraguait.

“Kam biseduar me udhëheqësit e grupit, të paktën me gjashtë apo shtatë prej tyre, më thanë se ata nuk kanë pasur ndonjë problem me të. Kjo më siguroi mua, dhe tani unë mendoj vetëm për të mirën e ekipit”, ka thënë fillimisht Bauza, transmeton Telegrafi.

“Për dy ndeshjet e ardhshme unë preferojë të luajë me një sulmues, Gonzalo Higuain, u thirr për shkak të përvojës së tij”.

“Lucas Pratto, sepse unë e njoh mirë dhe Lucas Alario sepse unë mendoj se është e ardhmja e ekipit dhe unë dua që ai të fillojë të ndjehen pjesë e kolektivit. Por, kjo nuk do të thotë se unë gjithmonë do të zgjedh vetëm këta lojtarë”, ka përfunduar trajneri i Argjentinës

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...