Pak çaste më parë Policia e Kosovës ka publikaur raportin 24 orësh në të cilin janë paraqitur ngjarje nga rajone të ndryshme të vendit.
Më poshtë ju sjellim të plotë raportin e PK-së:
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE-LËNDIM TRUPOR
Prishtinë 05.12.2016-13:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur në mes veti. Në rast është e përfshirë edhe e dyshuara femër K-Shqiptare bashkëshorte e njërit nga të dyshuarit. Si pasojë e rrahjes dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit më pas me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Llapnasellë, Graçanicë 05.12.2016-15:30. Njësiti policor në një auto parking në fshatin Llapnasellë ka konfiskuar tri automjete me targa të Serbisë, pasi që për të njëjtat ekziston dyshimi se posedojnë dokumente të falsifikuara. Sipas dëshmitarit mashkull K-Serb të njëjtat vetura i ka blerë në Republikën e Serbisë me qëllim të shitjes së mëtejme.Raport shtesë:
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Prizren 30.11.2016-18:35. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara me datën 05.12.2016 nga njësiti i DHTN-së është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT KOMUNIKACIONI
Fshati Slivovë, Prishtinë 05.12.2016-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale në rrethana të panjohura është vetëaksidentuar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar të cilët pas pranimit te tretmanit mjekësor ne QKUK janë liruar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Podujevë 05.12.2016-11:30. Në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Aeroporti ‘Adem Jashari’ 05.12.2016-09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fshati Zhegër, Gjilan 04.12.2016 -12:05. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar ai dhe si pasojë e goditjeve ka pësuar lëndime trupore. Nuk raportohet për të arrestuar.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR –DHUNË FAMILJARE
Ferizaj 05.12.2016-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij –viktimën femër K-shqiptare dhe vajzën e tij të moshës së mitur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Kaçanik 05.12.2016-04:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Rr. “Imer Devetaku”, Shtime 05.12.2016-15:29. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësiti i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
INCIDENT ZJARRI
Rr. “Mbreti Longar”, Prizren 05.12.2016-13:00. Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri, nuk raportohet për të lënduar.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT KOMUNIKACIONI
Prizren 05.12.2016-12:20. Raportohet se ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet veturën me targa lokale që drejtohet nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i njërës veturë dhe tre pasagjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE –ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Prapaqan, Deçan 05.12.2016-19:00. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi bashkëshorti i saj –i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka kanosur me armë. Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë pistolete. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Rr. “Kreshnik Ademaj”, Pejë 05.12.2016-04:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve ka përdorur një armë zjarri e cila ka shkrepur në dysheme. Të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.VJEDHJE E RËNDË
Junik, Pejë 05.12.2016-11:00. Dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë arrestuar me datën 30.11.2016 lidhur me disa raste të vjedhjeve të kryera në disa lokacione ndërsa sot kanë pranuar se kanë vjedhur edhe nga shtëpitë e dy viktimave meshkuj K-Shqiptarë.RREZIKIM I TRAFIKUT
Fshati Lubeniq-Pejë 05.12.16. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk është ndalur në një pikë kontrolli por ka vazhduar me veturën e tij me një shpejtësi të madhe duke rrezikuar disa fëmijë dhe me pas është vetëaksidentuar. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Lagjja Arbëria, Klinë 05.12.2016-10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 05.12.2016-13:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. “Osman Geci”, Skenderaj 05.12.2016-15:25. Njësiti policor gjatë implementimit të një plani operativ në çantën e të dyshuarës femër K-Shqiptare është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT KOMUNIKACIONI
Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë 05.12.2016-07:45. Raportohet se ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një këmbësori. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Nuk raportohet për të arrestuar.RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Zubin Potok 04.12.2016-00:50. Raportohet se në një lokal për shkaqe të panjohura janë përleshur fizikisht gjashtë të dyshuar meshkuj K-Serbë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë me rëndësi për të raportuar.STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
016
Aksidente pa të lënduar
032
Tiketa trafiku të shqiptuara
851
Arrestime
016
Në mbajtje
007


