Ky është portieri që Ramos e do në Real Madrid

PUBLIKUAR

Sergio Ramos i ka sugjeruar Real Madridin të heqë dorë nga një marrëveshje e kushtueshme për portierin e Romës, Alisson Becker.

Kapiteni në fakt i ka kërkuar klubit të bëjë përpjekje për ta transferuar numrin një të Chelseat, Thibaut Courtois, në vend të tij, sipas Diario Gol, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Chelseat gjithsesi ka qenë në radarin e Real Madridit tash e një kohë, pasi e ka bërë të ditur dëshirën për t’u kthyer në Spanjë.

Portieri tjetër për të cilin kampioni evropian ka shprehur interesim të madh është David de Gea, megjithatë spanjolli pritet të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me “Djajtë e kuq” dhe nuk do të jetë në treg, për dallim nga Courtois, i cili pritet të largohet në verë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...