Keylor Navas kurrë në jetë nuk ka pranuar gol në Ligën e Kampionëve!
Portieri i Real Madridit për pesë vite sa është në klubet Evropiane s’ka pranuar as edhe një gol të vetëm.
Portieri nga Kosta Rika mbajti portën e paprekur edhe sonte në ndeshjen ndaj PSG-së, e cila u mbyll pa gola 0-0, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se kjo është ndeshja e tretë në karrierë e portierit të Realit në ligën më prestigjioze evropiane për klube.
Kujtojmë se Navas u transferua në radhët e klubit madridlen vitin e kaluar nga Levante, paraprakisht kishte mbrojtur portën e Albacetes dhe Saprissas. /Telegrafi/


