Ky është polici që u vra mbrëmë në Kumanovë (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Një polic ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimit të rëndë nga thika e një banorit të lagjes rome në Kumanovë. Polici shkoi të inspektoj rastin të cilin e paraqitën si prishje të rendit dhe qetësisë publike. Nga zënka e banorëve me policinë, pësoi polici, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga njoftimi i policisë thuhet se një pjestar i policisë ka mbetur i vdekur në lagjen Sredorek të Kumanovës. Efektivi i policisë me inicialet S.G është goditur për vdekje me mjete të forta nga disa persona në momentin që kishte tentuar të arrestojë një banorë të lagjes Sredorek me shumicë rome. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 21:30. Vdekja e policit është konstuar nga mjekët në Spitalin e Kumanovës. MPB-ja ende nuk bërë të ditur identitetin e sulmuesit dhe nuk ka informuar zyrtarisht për ngjarjen dhe as për motivet e krimit.

Polici quhet Goran Stanishevski dhe i përkiste Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë. Varrimi i tij do të bëhet nesër me të gjithë nderimet zyrtare, sipas ligjit të MPB-së./Telegrafi/

Goran Stanishevski

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...