Ky është personi që u vra në Lipjan pas mesnatës

PUBLIKUAR

U vra rreth orës 03:00 në një restorant që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin. Viktima, 36 vjeç, ndërroi jetë në orën 04:00, për shkak se nuk mundi t’i përballojë plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Personi i dyshuar për këtë vrasje ende nuk është kapur nga Policia

Gazeta Express nga burimet e saj mëson se viktima është Muhamet Osmani nga Mitrovica, por arsyet e kësaj vrasjeje ende nuk janë bërë të ditura.

Fotografitë e të ndjerit tashmë janë publikuar edhe në rrjetin social Facebook nga vetë familjarët.

“ahh vllau jem tpushoft shpirti nxhenet”, shkruan në një postim publik, Liridon Osmani.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK. Një orë më vonë, Osmani vdiq nga plagët.

Personi i dyshuar për këtë vrasje ende nuk është kapur, por ai është identifikuar nga ana e Policisë dhe tashmë po kërkohet. Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar dhe janë konfiskuar dy armë; një pushke e tipit M48, e cila ishte me leje dhe revolja e cila dyshohet se është përdorur gjatë kësaj vrasjeje, e tipit TT.

Trupi i pajetë i viktimës, Muhamet Osmanit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonalë kanë bërë të ditur se janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ky-eshte-personi-qe-u-vra-ne-lipjan-pas-mesnates-482282/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...