Ky është personi që u rrah nga mbështetësi shqiptar i Gruevskit (Video)

PUBLIKUAR

Dje në Hasanbeg ka pasur tensione ku ndjekësi i Nikolla Gruevskit Hajredin Sulisi e ka rrahur aktivistin e partisë ”E majta” Goce Markoski pasi ky i fundit e ka sharë dhe ofenduar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, tani kryetari i OBRM-PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Goce Markoski pas sulmit në Facebook ka shkruar ”Nuk mund ta duroj paradat e atij që është më përgjegjës për vërshimet dhe viktimat në Maqedoni.” shkruan mes tjerash Goce Markoski, i rrahur nga Hajredin Sulisi, i punësuar në komunën e Gazi Babës.

Hajredin Sulisi pas sulmit tha ”Ai erdhi tek unë, më shau dhe shkoi. Babai i tij ishte i vetëm në shtëpi dhe i thash-thuaji djalit tënd, më shau nënën, çka nuk më shau. Më tha mirë, do ta rregulloj. Unë i thashë atij se nëse vazhdon kështu, do të marr masa tjera. Më tha jo, lëre atë, unë do të merrem me të. Pastaj unë vajta për ta pastruar terrenin sepse vinte kryetari i OBRM-PDUKM-së, zyrtarë të BDI-së dhe të tjerë dhe i them se duhet ta pastrojë rrugën për të filluar punën, ai erdhi nga aty dhe më kapi për dore dhe filloi të më shajë- nënën, fëmijët, gruan, dhe unë i thash ngadalë, por ai më shtyu. Fletorja ishte në dorën time, ndoshta edhe mund ta kisha goditur, nuk e di, e kam shtyrë…Vërejta që ishte provokues që nga hera e parë kur filloi të më shajë, sepse unë isha një orë para asaj kohe atje, pastruam me kamion dhe ai filloi të shajë, dhe unë mbeta i befasuar dhe e pyeta kë e shanë, ai më tha, juve dhe Qeverinë dhe secilin që është këtu. Dhe kaq ishte, kam harruar. Ka pasur edhe disa kolegë nga puna dhe më thanë, lëre’’, shtoi ndër të tjera Sulisi, personi i cili e sulmoi qytetarin gjatë vizitës së Gruevskit në Hasanbeg

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...