Ky është njeriu që udhëheq grushtetin në Turqi?! (Foto)

PUBLIKUAR

Autoritetet në Turqi thonë se tashmë 90 për qind e puçit ushtarak ka përfunduar, por presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan druhet se mund të ketë një tjetër tentativë.

Kryeministri i vendit, Binali Yildirim theksoi se pas grushtit të shtetit qëndron kleriku Fethullah Gulen, dikur mik i ngushtë i Erdogan.

akin1

Por teksa Gulen ka mohuar këto pretendime, Yildirim ka sugjeruar se mund të ketë dënime me vdekje për pjesëmarrësit në puçin e shtetit.

Ndërkohë raportohet se një helikopter turk me tetë persona ka mbërritur në Greqi, duke kërkuar azil politik. Mendohet se ata mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit.

Burimet greke thonë se puçistët kanë marrë nën kontroll një fregatë në bazën Golçuk, ndërsa kanë peng kreun e flotës turke.

Informacionet mbeten kaotike, kurse gazeta gjermane Bild thotë se njeriu që gatoi grushtin e shtetit është Akin Oztuerk, ish-komandant i Flotës Ajrore turke.Ai mbështetet nga gjeneral/lejtnant Metin Iyidil

Ata akuzohen për tradhti të lartë.Erdogan nga ana e tij sheh diçka të mirë tek ky puç. Tashmë është momenti që ai të pastrojë ushtrinë, duke e marrë nën kontroll të plotë, përcjell Opinion.al.

Që prej vitit 2002, ai ka bërë përpjekje për të vendosur ushtrinë nën kontroll, thotë eksperti Anthony Skinner.

Gjatë kohës së puçit, mendohet se Erdogan ishte me pushime në resortin Marmaris.

Fadi Hakura i Chatham House thotë se ky grusht shteti ishte amator, pasi nuk kishte mbështetjen e shumicës së ushtrisë.

Avionët ushtarakë F-16 u ngritën në ajër dhe sulmuan disa nga tanket e rebelëve.

Ndërkohë rrjeti po zien nga spekulimet për shkak se Erdogan akuzon Gulen për grushtin e shtetit. Ky i fundit jeton prej kohësh në azil në SHBA.

A ka dorë Perëndimi dhe përse nuk po i dënon me forcë puçistët, është pyetja që haset në formën e teorive konspirative.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...