Ky është mesazhi i Seferit për përleshjet në Kumanovë

PUBLIKUAR

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi ka reaguar pas përleshjeve të fundit në Kumanovë

Boksieri i famshëm shqiptar nga Maqedonia, Nuri Seferi. “Taysoni” ka reaguar pas situatës së krijuar në Maqedoni, ku në Kumanovë ka përleshje të armatosur nga orët e para të mëngjesit. Ai u ka bërë thirrje bashkëkombësve të tij të mos bien pre e provokimeve të maqedonasve.

Ja reagimi i Seferit në Facebook:

Në emrin tim personal i bëj apel politikës Shqiptare pa marr parasysh se ku ndodhet ne Trojet e Shqipërisë Etnike.

Të kthejnë kokën një herë dhe të shikojnë pozitën e mjerueshme të shqiptarëve në f.y r.o.m ku na burgosin, na vrasin dhe na burgosin nënat Shqiptare.

Kërkoj që të gjithë Shqiptaret të tregojnë maturi për të mos rënë pre e provokimeve qe i përgatit qeveria aktuale.

Këto skenarë janë plan i këtyre qeveritareve për të tërhequr vëmendjen nga përgjimet aktuale që i nxjerr Opozita.

Edhe një herë është koha dhe momenti i duhur për tu bashkuar politika Shqiptare duke mos shikuar interesat personale.

Është momenti i duhur që tu themi stop të gjithë urdhrave që po na i jep shteti sllav. Mjaft u servuam si shërbëtor, jemi në shtetin tonë , jemi plot 1 milion. Mjaftë ulem kokën dhe humbëm krenarin.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...