Ky është mesazhi i Lenjanit pas golit (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Ermir Lenjani ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme me Kombëtaren e Shqipërisë.

Mbrojtësi i majtë që tek Shqipëria po luan më i avancuar, ka arritur të shënoi golin e tretë me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, pasi më parë kishte shënuar edhe ndaj Danimarkës dhe Austrisë.

26-vjeçari nga Kamenica zhvilloi një ndeshje të bukur ndaj Katarit dhe shënoi një gol edhe më të bukur për t’ia dhënë epërsinë e parë Shqipërisë pas disavantazhit.

Ai ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka thënë se është kënaqësi kur të shënosh për Kombëtaren.

“Test i mirë ndaj Katarit ku shënuam fitore. Kënaqësi e madhe kur shënon për Kombëtaren dhe ndihmon shokët për fitore”, shkroi Lenjani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...