Ky është futbollisti që krahasohet me Balotellin, por për të keq!

PUBLIKUAR

Sulmuesi i klubit australian The Northern Blues, Richard Arthur, është krahasuar me sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli, për shkak të sjelljeve të tij.

Mirëpo, ai ka reaguar duke thënë se nuk është ‘djalë i keq’ si SuperMario dhe se nuk ka ngjashmëri me futbollistin italian.

21-vjeçari shpeshherë kritikohet nga mediat për shkak të sjelljeve të tij jo të mira, brenda dhe jashtë fushës. Por, ai thotë se sjelljet e tij nuk janë aq kundërthënëse sa ato të Balotellit.

“Unë nuk e konsideroj veten si dikush që ka sjellje të ngjashme me Mario Balotellin”.

“Ne kemi personalitete të ndryshme me karaktere të ndryshme. Unë jam Richardi dhe ai është Balotelli, ndërsa nuk mendoj se kemi ngjashmëri”.

“Unë bëj një jetë normale përkundër thashethemeve që qarkullojnë rreth meje. Unë jam një xhentëlmen i butë”, ka thënë Arthur për Kyzz FM. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...