Cesc Fabregas është lojtari me më së shumti pasime për ndeshje në vitin 2016 në Ligën Premier.
Mesfushori spanjoll në pjesën e parë të sezonit nuk kaloi aspak momente të mira, por tani duket se po e rikthen formën e tij.
Ai ka një mesatare fantastike të pasime të sakta, përkatësisht 77 të tilla për ndeshje, transmeton Telegrafi.
I dytë renditet, poashtu mesfushori i Chelseat, Obi Mikel, i cili ka mesatarisht rreth 70 pasime për ndeshje.
Në top-pesëshe gjenden dyshja e Stoke Cityt, Ibrahim Afellay dhe Glen Whelan si dhe, mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey. /Telegrafi/
.jpg)


