Ligue 1, pothuajse ka përfunduar me PSG që tashmë e kanë fituar titullin.
Goal.com ka bërë përzgjedhjen e 11 lojtarëve më të mirë të kësaj kampanje më interesante në Francë, pasi që ishte njëra prej sezonave më intriguese për shumë fansa të futbollit.
Portier: Benjamin Lecomte
Montpellier do ta përfundoi sezonin me mbrojtjen e dytë më të mirë pas Paris Saint-Germain dhe portieri Benjamin Lecomte është njëra prej arsyeve se pse ata janë kaq të mirë në mbrojtje. Se është kështu tregon se Lecomte ka pritur 73 për qind të topave që kanë ardhur në drejtim të golës së tij.
Mbrojtës i djathtë: Dani Alves
Kaloi nga Juventus në PSG verën e kaluar dhe tregoi se pavarësisht moshës ka vlera të mëdha në fush. 35 vjeçari brazilian duket se nuk është ende gati të pensionohet, kështu që edhe këtë sezon ka treguar vlerat e tij si mbrojtës i djathtë, duke lënë Meunier në bankë të PSG.
Mbrojtës qëndror: Marquinhos
Marquinhos e meriton që tani të quhet mbrojtës me klas botëror pasi që e ka kaluar provimin këtë sezon, madje duke e lënë shpesh në hije mbrojtësin e njohur Thiago Silva në mbrojtjen e PSG’së. 23 vjeçari konsiderohet si më i miri në botë në pozitën e tij.
Mbrojtës qendror: Thiago Silva
Thiago Silvaka pranuar se do ta lë PSG’në kur ti kalon kontrata më 2020, por 33 vjeçari mbetet njëri prej mbrojtësve më të mirë në Ligue 1, pa asnjë diskutim.
Mbrojtës i majtë: Jerome Roussillon
Nëse Montpellier i humbet garat për në Europë këtë sezon, atëherë kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së mbrojtësit të majtë Jerome Roussillon, i cili nuk ka luajtur gjashtë ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit. 25 vjeçari është duke i munguar shumë skuadrës së tij, kurse deri me tani ka shënuar tri gola dhe ka bërë tre asistime.
Mesfushorë defansivë: Luiz Gustavo
Luiz Gustavo kaloi në verën e fundit nga Ëolfsburg në Marseille dhe të gjithë ishin skeptik për të, por ai i ka heshtur të gjithë kritikët me formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.
Mesfushorë qendror: Tanguy Ndombele
I zbuluar nga Lyon si i huazuar nga Amiens verën e kaluar, Ndombele është njëri prej zbulimeve të reja në këtë sezon të Ligue 1. Mesfushori energjik ka qenë njëri prej me të mirëve që e ka përmirësuar shumë Lyonin dhe arsye se pse kjo skuadër mund të përfundojë në vendin e dytë këtë sezon.
Anësor i djathtë: Florian Thauvin
Kur Thauvin u kthye në Francë pas sezonit të pasuksesshëm në Neëcastle, u krijua një ndjenjë se ai e ka humbur ndjenjën për të qenë i suksesshëm. Por, ai ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë këtë sezon duke shënuar 20 gola dhe 10 asiste për Marseille. Edhe kjo skuadër ka pasur një sezon të mirë në Francë.
Mesfushorë ofansivë: Nabil Fekir
Lëndimi serioz në gju mund ta shkatërronte karrierën e Nabil Fakir, por tani ai është plejmejkeri më i fortë këtë sezon. Njëri prej më të mirëve për Lyon ku ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar më shumë se gjashtë herë.
Anësor i majtë: Neymar
Ishte e paevitueshme që mos ta futim Neymar këtu, që nga momenti kur ai nënshkroi me PSG duke i transferuar për shumën 222 milionë euro nga Barcelona. Ai është integruar mirë me skuadrën e re duke shënuar 19 gola dhe bërë 13 asiste. Por, lëndimi ka bërë që ai të jetë jashtë skuadrës që tre muaj.
Sulmues: Edinson Cavani
Edhe njëherë Edinson Cavani do të përfundoi si top golashënuesi më i mirë i Ligue 1, duke shënuar 28 gola deri me tani – tetë herë më shumë se tërë sulmuesit e kësaj lige. Ai do të rimbetet në Parc des Princes për shkak të disiplinës së tij. Megjithatë, ai është akuzuar shpesh se humbet shanse por është evidente që mbetet sulmuesi më i mirë në këtë ligë edhe këtë sezon. /GazetaExpress/


