Ky është drenicaku që do ta sfidojë Kadri Veselin për kreun e PDK-së

PUBLIKUAR

Në garën për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk do të jetë vetëm u.d. i kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli.

Pozitën e e kryetarit të PDK-së, e synon edhe anëtari i Konventës së PDK-së, Sylejman Kerolli.

Kerolli ka thënë për Telegrafin se këtë vendim e mori për shkak se beson se partia e tij është demokratike dhe e hapur për të pranuar kandidaturën e secili anëtar.

“Se cilat janë gjasat e mija për këtë pozitë, do të presim ta shohim më 7 maj, ditën kur pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë”, ka theksuar ai.

Kerolli ka sqaruar se ai me profesion është ekonomist dhe tash e sa kohë edhe i angazhuar në sektorin bankar, por më herët ka qenë i angazhuar edhe në arsim.

“Unë jam nga komuna e Skenderajt dhe jam anëtar i PDK-së që prej themelimit të saj”, ka shtuar ai.

E sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, ka theksuar për Telegrafin se ende askush nuk e ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tij për të parin e PDK-së, por se pritet që në ditët në vijim pritet të ndodhë kjo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...