Ky është 16-vjeçari që do ta zërë vendin e Messit sot kundër Betisit

PUBLIKUAR

Ernesto Valverde e ka ftuar 16-vjeçarin Ansu Fati në skuadrën e Barcelonës për takimin me Real Betisin në La Liga, i cili zhvillohet sonte në mbrëmje.

Fati, i cili luan si sulmues në skuadrën e t rinjve të Barcës, Juvenil A, është stërvitur me ekipin e parë vetëm javën që lamë pas, transmeton Gazeta Express.

Ansu Fati

Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë krijuar hapësirë në skuadrën e Valverdes për të rinjtë si Fati dhe Abel Ruiz për ta dëshmuar veten.

Sipas Mundo Deportivo, Fati kishte mbërritur në Sevilla para tre vjetëve dhe i ishte bashkuar akademisë La Masia si adoleshent.

Nëse Fati luan kundër Betisit të dielën, ai do të bëhet lojtari i dytë më i ri që paraqitet për Barcelonën në një ndeshje zyrtare në histori të klubit.

Vincente Martinez është lojtari më i ri që është paraqitur ndonjëherë për Barçën, ndërsa Messi vjen i pesti në listë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...