Dështimi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës “Rusia 2018” ka nxitur reflektim për ekipin kombëtar të Italisë, por agjenti i mirënjohur i futbollit, Mino Raiola, nuk është veçanërisht optimist dhe s’është përmbajtur dot nga kritikat drejt “azzurëve”.
Ai ka shpjeguar se nuk është tejet i zemëruar me trajnerin në detyrë Luyigi Di Biagion, duke theksuar se struktura si e tërë është shumë e dobët, transmeton Express.
“Ky ekip kombëtar është i tmerrshëm”, ka thënë Raiola për Radio 24.
“Kush është shefi, zhveshtorja apo trajneri? Ne e respektojmë trajnerin. Problemi s’është trajneri, është sistemi i futbollit”, shtoi ai.
E vetmja gjë për të cilën e kritikoi Di Biagion ishte vendimi për ta injoruar Mario Balotellin në formë, njërin prej klientëve të tij.
“Jemi të zhgënjyer me faktin se Balotelli nuk është ftuar. Nëse Di Biago thotë se numrat nuk vlejnë për një sulmues, atëherë ekipi kombëtar nuk është i hapur për lojtarë si ai”, ka thënë ai.


