Ky do të jetë transferi i parë i Guardiolës te City

PUBLIKUAR

Michael Reschke në vitin 2014 ka marr rolin e drejtorit teknik të skuadrës së Bayern Munichut, ku ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me trajnerin në largim, Pep Guardiolën.

Ky i fundi po këmbëngul që ta merr me vete edhe në skuadrën angleze të Manchester Cityt, sipas Bild.

Reschke 58-vjeçar është përkushtuar rreth zbulimit të talenteve të ri për gjigantin gjerman, ku deri më tani ka arritur të sjell te skuadra bavareze mesfushorët, Arturo Vidal (Juventus) dhe Douglas Costa (Shakhtar Donetsk), transmeton Telegrafi.

Reschke u emërua në postin e lartpërmendur në vitin 2014, duke i dhënë fund aventurës 35-vjeçare me Bayer Leverkusen, ku ishte i zënë me një sërë rolesh duke filluar nga stërvitja e të rinjve dhe punën e menaxherit të përgjithshëm.

Kujtojmë se Guardiola do të merr drejtimin e skuadrës së Cityt gjatë verës, ndërsa Bayern Munich do të udhëhiqet prej trajnerit italian, Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

Michael Reschke

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...