Ky boksier po i kërkon “fer” Anthony Joshuas (Foto)

PUBLIKUAR

Deontay Wilder ka kërkuar një “mega meç” kundër Anthony Joshuas pasi që e ka shikuar fitoren dramatike të britanikut për titullin kampion bote kundër Wladimir Klitschko në Wembley.

Kampioni i WBC-së e ka studiuar rivalin e tij jashtë ringut, teksa Joshua i mbijetoi një nokauti në rundin e gjashtë për ta mposhtur Klitschkon me nokaut në rundin e 11-t, transmeton Express.

Ai ka thënë se e mirëpret një luftë kamionësh me Joshua, i cili tani mban super titujt IBO, IBF dhe WBA, shkruan Sky Sport.

Wilder shkroi edhe në Twitter pas fitores së Joshua, duke i thënë atij që të mos ndjehet shumë rehatshëm pas fitores së mbrëmshme.

“Gjithçka po shkon sipas planit. Shihemi Anthony Joshua. Mos ji shumë i rehatshëm. Më prit!” ka shkruar ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...