KV”ULPIANA” ka vazhduar aktivitetet sportive duke marr pjesë në garat BEACH VOLLEY të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës.
I gjithë mundi dhe sakrifica e të rinjëve të klubit u shpërblye me medalje dhe kupa.
Suksesi i fundit dhe shumë dëmethënës është paraqitja e dyshes; Endrit Jashari / Leon Rashiti në garat beach volley për senior! Përkundër moshës shumë të re ndaj ekipeve tjera, kjo dyshe arriti të renditet në vendin e katërt ! Në vazhdim ju paraqesim të gjitha rezultatet e arritura nga lojtarët e KV”Ulpiana” në garat Beach Volley 2017: -SENIOR – Endrit Jashari / Leon Rashiti – Vendi i katërt -U22 -Endrit Jashari / Arlind Grainca (Fer) -Vendi i tretë (medalist) -U20 -Endrit Jashari / Lorik Zejnullahu -Vendi i tretë (medalist) -U18 -Blend Buzuku / Blend Limani -Vendi i parë (kampion) Përkrahësit tanë në këto rezultate, dhe shumë të tjera, janë Komuna jonë (Lipjan) dhe Restaurant Centrum.
Shfrytëzojmë rastin t`i falënderojmë për vullnetin e mirë të tyre në realizimin e aktiviteteve tona, thuhet në fund.
/LipjaniNews/






