KV Skënderbeu është shpallur fituese e Kupës së Kosovës në Volejboll

PUBLIKUAR

KV Skënderbeu është shpallur fituese e Kupës së Kosovës në Volejboll.

“Ndihemi krenar për sukseset e klubeve lipjanase, urime djema”, ka shkruar Kryetari Imri Ahmeti

Skënderbeu ka fituar Kupën e Kosovës, pasi të mërkurën mbrëma mposhti Pejën, në finalen spektakolare të luajtur në palestrën “1 Tetori”.

Ishte një përballje tejet interesante në Prishtinë, me Skënderbeun që arriti të triumfojë me shumë mund, rezultat 3-2 (25-20, 17-25, 20-25, 31-29, 15-8).

Në praninë e mbi 1000 tifozëve, të dy ekipet luftuan fuqishëm duke dhuruar emocione të zjarrta sportive për ngazëllimin e gjithë të pranishmëve në palestër dhe atyre që po e shikonin drejtpërdrejt në RTK1.

Kupën për fituesit e ndau presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci për kapitenin e ekipit nga Kraishta, Enes Tasholli.

Për vendin e parë, medaljet e arta i ndanë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi dhe anëtari i bordit, Gazmend Husaj.

Medaljet për vendin e dytë u ndanë nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe anëtari i bordit të FVK-së, Abedin Mehani.

FVK uron Skënderbeun për trofeun dhe paraqitjen e treguar dhe përgëzon Pejën për kompetitivetin sportiv.

#fvk #kupaekosoves #volleyball #kvskenderbeu #kvpeja

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...