Kuvendit i shtohen edhe 12 praktikantë

PUBLIKUAR

kuvendi_5504

UNDP dhe Kuvendi i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për pranimin e 12 praktikantëve të rinj që do të angazhohen në Kuvend.

Kjo në kuadër të Projektit Zhvillimi parlamentar për politika sociale, ku të rinjtë do të angazhohen në Kuvendin e Kosovës

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i UNDP-së në Kosovë dhe Koordinatori i Agjencive Zhvillimore të KB-ve, Andrew Russel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Kuvendi i Kosovës hyn në partneritet të barabartë me projektin e UNDP-së.

Angazhimi i praktikantëve do t’u hapë rrugë të rinjve për të fituar njohuri profesionale nga fusha parlamentare gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP respektivisht projekti Zhvillimi Parlamentar për Politika Sociale si komponentë kryesore ka mbështetjen e komisioneve parlamentare në procesin e amandametimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve përmes eksperteve. Projekti poashtu ofron asistencë teknike në takime të ndryshme regjionale, që për fokus kanë fushën e politikave sociale, të drejtave të grave dhe të të rinjve.

Me këtë rast, Sekretarit i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Ismet Krasniqi, shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e deritanishme të UNDP-së dhënë proceseve të zhvillimit parlamentar.

Drejtori i UNDP-së në Kosovë Andrew Russel , ndërkaq, theksoi se kjo marrëveshje është vetëm një nga komponentet e mbështetjes dhënë Kuvendit. UNDP-ja do të vazhdojë të funksionojë si partner afatgjatë strategjik duke vepruar krahpërkrah me Kuvendin deri në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...