Kuvendi në dilemë me çka të nisë sesionin pranveror

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...
Kuvendi i Kosovës është në dilemë se me çfarë seance të nisë sesionin pranveror, me seancë pune, apo me seancë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Nga burime brenda Kuvendit, Radio Kosova merr vesh se data 11 shkurt po përmendet si datë e mundshme për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit. Zyrtarisht nuk e konfirmon askush një gjë të tillë, ndërkohë që opozita thotë se e vetmja pikë që mund të diskutohet është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Këtë javë do duhej të mblidhej Kryesia e Kuvendit për ta caktuar një datë për mbajtjen e seancës së parë plenare për sesionin pranveror.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ende nuk dihet se kur do të ketë seancë, e po ashtu nuk është e sigurt se çfarë seance do të mbahet fillimisht, seancë e rregullt pune, apo seanca për zgjedhjen e presidentit.

Burime nga Kuvendi kanë thënë për Radio Kosovën se ka përpjekje që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet më 11 shkurt. Por, ndërkohë, përmendet edhe mundësia që fillimisht të shkohet me një seancë të rregullt pune, për të parë qasjen e opozitës.

Donika Kadaj-Bujupi, shefe e Grupit Parlamentar të AAK-së, flet për kundërshtim edhe më të fuqishëm të opozitës, për të penguar çfarëdo përpjekje për të legjitimuar një proces, sipas saj, jolegjitim.

“Kundërshtimi do të jetë edhe më i fuqishëm, sepse tani edhe Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që opozita kishte të drejtë”, tha Kadaj-Bujupi për Radio Kosovën.

Analistët politikë kanë bërë thirrje që para se Kuvendi të nisë seancat plenare, palët të ulen të bisedojnë për dalje nga kriza.

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se duhet të reflektojnë të dyja palët, edhe opozita edhe partitë në pushtet.

“Të dy blloqet duhet ta kuptojnë që kanë dështuar në përpjekjet që i kanë bërë dhe të dyja kanë dhënë deklarime të cilat është dëshmuar se kanë qenë të gabuara, qoftë partitë në pushtet të cilat kanë thënë se kjo marrëveshje është në plotëni me Kushtetutën, qoftë partitë opozitare, të cilat kanë thënë se në mënyrë institucionale nuk mund të ndalet kjo marrëveshje”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Edhe presidentja, Atifete Jahjaga një ditë më parë ka thënë se dera e saj është e hapur për partitë politike.

Edhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja thotë se duhet të ketë takim mes subjekteve politike, por thotë se aty duhet të diskutohet vetëm një çështje.

“I vetmi moment kur duhet të mblidhemi dhe të takohemi është moment në të cilin do të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Nuk është e rëndësishme ku takohemi, e rëndësishme është që të takohemi me një pikë të vetme të rendit të ditës, që do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve”, tha Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ditë më parë mbajti mbledhje por nuk e caktoi seancën plenare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas kësaj mbledhje tha se gjatë shkurtit do të ketë komunikim më intensiv me opozitën, ndërsa shprehu besimin se gjatë këtij muaji do të zgjidhet edhe presidenti i ri.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...