Kuvendi Komunës mban mbledhje të jashtëzakonshme, miratohen pikat e rendit të ditës

PUBLIKUAR

Kuvendi Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi Kuvendit Komunal, Daut Azemi ka mabajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku janë diskutuar pikat e propozuara.

Mbledhja është mbajtur në ambientet e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, kështu duke respektuar distancën dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, njofton Komuna.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është përgjigjur shumë pyetjeve që kanë ngritur antarët e kuvendit, rreth situatës së krijuar në Lipjan nga virusi COVID-19.

Kryetari Ahmeti tha se e gjithë kjo situatë e krijuar është në monitorim të vazhdueshmë nga autoritetet komunale, QMF-Lipjan dhe Policia Kosovës.

Gjatë kësaj seance të jashtëzakoshme janë miratuar gjitha pikat e rendit të ditës si:
Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për ndihma familjeve me nevojë dhe nevojat të tjera për menagjimin e situatës së krijuar nga COVID-19,
Propozim vendim për lirimin nga pagesa e taksave dhe qirasë komunale,
Propozim vendim për lirimin nga pagesa e tarifave në institucionin për edukimin dhe arsimin parashkollor publik,
Propozim vendim për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive.
Po ashtu, gjatë kësaj séance është bërë thirrje për të gjithë qytetarët lipjanas që të qëndrojnë në shtëpi, dhe të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, tree, sky, shoes, table and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...